Argjentina i thotë lamtumirë Kupës së Amerikës (VIDEO)
Uruguaji kalon në gjysmëfinale
Argjentina i ka thënë lamtumirë Kupës së Amerikës pasi është eleminuar nga skuadra e Uruguajit me anë të 11-metërshave dhe fatin e Argjentinës e ka vendosur Tevez pasi ai ishte i vetmi që ka humbur 11-metërshin.

Nuk kanë mjaftuar 120' minuta lojë për të vendosur se cili ekip do të kalonte në gjysmëfinale por janë dashur pikërisht 11-metërshat.

Një ndeshje ku ka pasur emocion dhe tension pasi janë ndëshkuar me kartona të kuq Perez dhe Mascherano dhe të dyja ekipet e kanë përfunduar takimin me nga 10-të lojtarë.

Koha e rregullta ka përfunduar me rezultatin 1-1 pasi shënuan Perez në minutën e 5' për Uruguajin dhe Higuain në minutën e 18' për Argjentinën.

Pas përfundimit të kohës së rregullt është luajtur edhe koha shtesë prej 30' minutave ku nuk ka shënuar asnjë ekip dhe janë dashur 11- metërshat për të vendosur mbi fatin e takimit.

Ishte pikërisht humbja e 11-metërshit nga ana e Carlos Tevez ajo që e ka vendosur mbi fatin e Argjentinës duke e eleminuar atë pasi ishte edhe vendi organizator. /albeu.com/

Shikoni golat:



Gjuajtjet e 11-metërshave:

Shtuar më 17/07/2011, ora 03:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori