Argjentina, Martino "mirëpret" Tevez-in
Pëlqej
jë kapitull i ri duket se është hapur mes Carlos Tevez dhe Argjentinës. Mbërritja në krye të pankinës e Gerardo Tata Martinos afron gjithnjë e më shumë sulmuesin e Juventusit me kombëtaren e tij, pas përjashtimit të bujshëm nga Botërori nga ish-trajneri i "Seleccion"-it, Alejandro Sabella.

"Në kombëtaren time, të gjithë do t’i kenë dyert e hapura", ka thënë ish-tekniku i Barcelonës, në konferencën e parë për shtyp të tijën. Mënyra se si luan "Apashi" nënvizojnë mediat lokale, i ka pëlqyer gjithnjë teknikut Martino.

Mediat vendase nuk e përjashtojnë mundësinë e të parit të një sulmi argjentinas me Messin pas krahëve të Tevezit dhe Agueros.

"Leo Messi do të ketë rolin e më të mirit në botë, pasi kjo është përgjegjësia që i takon", ka shtuar Martino.

Ndeshja e parë nën udhëheqjen e Argjentinës për trajnerin e ri do të zhvillohet më 3 shtator në Dusseldorf, me kampionët e Botës në fuqi Gjermaninë, në një "ripërsëritje" të finales së "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori