Argjentina, Messi dhe Tevez bëjnë "paqe"
Pëlqej
Carlos Tevez nuk luan me Kombëtaren argjentinase që prej Kupës së Amerikës 2011. Që prej asaj kohe nuk e ka veshur më fanellën Albiceleste, kjo edhe për shkak të një marrëdhënieje jo shumë të mirë me Lionel Messin. Por tani duket se situata ka ndryshuar.

Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", Gerardo Tata Martino i hap dritën jeshile një grumbullimi të mundshëm të sulmuesit të Juventus. Raporti me Messi, mbi të gjitha, duket se është normalizuar dhe këtë e tregon edhe fotoja e mësipërme e shkrepur në Milano.

Paqe e kryer? Duket se po, me Tevez që është gati të riveshë fanellën e Argjentinës. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori