Argjentina në "ankth", ja si është dëmtuar Messi (VIDEO)
Argjentina luajti mbrëmë një miqësore kundër Hondurasit. Një gol fantastik i Gonzalo Higuain i dha fitoren 1­0 kombëtares "Celeste", por rezultati i sfidës nuk kishte rëndësi, për shkak të dëmtimit që pësoi Lionel Mesi.

Ylli i Barcelonës mori një goditje të fortë në shpinë në fillimin e pjesës së dytë, duke shqetësuar argjentinasit.

Ai doli nga fusha, ndërkohë që priten me ankth kontrollet mjekësore, me shpresën se "Pleshti" do të jetë gati për debutimin në Copa America.
Shtuar më 28/05/2016, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori