Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore minimale si mysafir i Uruguait, për të siguruar vendin e katërt në listën e shteteve nga Amerika Latine (CONMEBOL).
Los Albicelestes fituan falë golit të Mario Bolattit të shënuar katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes (86’).
Me këtë fitore të zgjedhurit e Diego Maradonas u bashkohen përfaqësueseve të Brazilit, Kilit dhe Paraguait, duke u kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror 2010.
Ndërkohë, përkundër humbjes, Uruguai ka siguruar vendin e pestë, pasi që Ekuadori u mposht nga Kili, ashtu që do ta kërkojë kualifikimin me anë të barashit me vendin e katërt nga grupi i Amerikës Veriore (CONCACAF).
Ja goli:
Shtuar më 15/10/2009,
ora 19:57