Argjentine, dhune ne nje ndeshje e futbolli
Albeu.com
Një ndeshje futbolli në kampionatin argjentinas është kthyer në një përleshje të dhunshme mes lojtarëve të dy skuadrave dhe tifozëve. Në përfundimin e takimit mes Guaranit dhe Crucero del Norte, kapiteni i skuadrës vendase ka ...... sulmuar arbitrin me pretendimet se kishte ndikuar në humbjen 3-2. Menjëherë ka ndërhyrë policia që ka shoqëruar arbitrin për në dhomat e zhveshjes.
Pas kësaj në fushën e lojës ka shpërthyer dhuna mes lojtarëve të dy skuadrave dhe tifozëve që kishin mundur të hynin në fushën e lojës. Për shumë minuta, fusha e blertë do të kthehej në një ring të vërtetë dhe policia lokale e ka patur të pamundur të ndalojë kaosin dhe përleshjet mes futbollistëve, stafeve drejtuese të skuadrave dhe tifozëve. Gjakrat janë ulur pas shumë minutash dhe disa nga lojtarët kanë patur dëmtime në fytyrë. Ndërkohë në reagimin e saj zyrtar, Federata Argjentinase e Futbollit ka bërë të ditur se do të analizojë pamjet dhe më pas do të marrë një vendim në lidhje me këtë ngjarje të dhunshme.
Shtuar më 21/04/2009, ora 22:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori