Argjentinë-Iran, formacionet zyrtare (FOTO LAJM)

ARGJENTINA (4-3-3)
Argjentina do të jetë skuadra që do të startojë ndërkohë ditën e Botërorit, teksa pas pak minutash, në ora 18:00, do të përballet me Iranin në Belo Horizonte. Fitorja nuk duhet të jetë një problem për amerikano-jugorët, që pavarësisht fitores nuk kanë kaluar ditë të qeta, pasi mediat vendase kanë raportuar se Messi po kushtëzon trajnerin Alejandro Sabella lidhur me skemat që ai duhet të përdorë në fushën e lojës.

Vetë ylli i argjentinasve është shprehur se ndaj Iranit skuadra duhet të jetë më e orientuar drejt sulmit, aq më tepër që ekipi aziatik në ndeshjen me Nigerinë regjistroi ndeshjen e saj të parë në një Botëror, në katër pjesëmarrje pa pësuar gol.

Nëse Messi shënon kjo do të ishte dhe hera e parë për të që realizon dy gola në këtë kompeticion dhe gjithashtu po në dy ndeshje radhazi. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori