Arijanet Muric shkëlqen sërish, Guardiola blidon portën
Portieri i Kosovës, Aro Muric, ka luajtur ndeshjen më të rëndësishme deri tani në karrierë për klube me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës angleze ndaj Burton Albion
Qytetaret triumfuan 9-0, duke regjistuar fitoren më të thellë në histori të gjysmëfinales në këtë garë.

Muric gjatë tërë ndeshjes nuk pati shumë punë, duke bërë vetëm një pritje.

Megjithatë, analistët e njohur në Angli, pas përfundimit të ndeshjes vlerësuan 20-vjeçarin për vetëbesimin e tij, sidomos lojën me këmbë, e cila ngjan shumë me portierin e parë të City-t, Ederson.

Trajneri Pep Guardiola sivjet e ka inkuadruar Muricin në të gjitha ndeshjet e Carabao Cup. Ndeshja kthyese ndaj Burton zhvillohet me 23 janar. /albeu.com/


Shtuar më 10/01/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori