Arjen Robben ka thënë se është i qetë rreth të ardhmes së tij në
Bayern Munich, me babanë e tij që e ka konfirmuar se skuadrat tjera kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin.
Robbenit i skadon kontrata me Bayernin në fund të këtij sezoni dhe më parë ai ka lënë të kuptohet se po e konsideron pensionimin nga futbolli.
Ndërkohë, presidenti i
Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, tha në dhjetor se bisedimet për kontratat e Robbenit dhe Franck Ribery do të fillonin kah pranvera.
"Nuk ka pasur bisedime me klubin ende" tha
Robben për Kicker.
"Por unë jam i qetë për këtë.
"Gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh i shëndetshëm, të fokusohemi në situatën sportive dhe të luaj ndeshjet e mia". ka thënë holandezi. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018,
ora 20:30