Arlind Ajeti pranë firmës me italianët e sapo ngjitur
Pëlqej
Arlind Ajeti vazhdon që të jetë pa klub, dhe emri i tij është lakuar tek ekipi i Crotones, por edhe te Legia e Varshavës, për të vazhduar karrierën.

Teksa gjendemi edhe pak ditë para mbylljes së merkatos, në skenë del edhe një tjetër klub italian për mbrojtësin shqiptar.

Siç raporton specialisti i merkatos, Alfero Pedula në Itali, surpriza për mbrojtjen për ekipin e Leçes, ngjitur këtë vit në Seria B, mund të jetë pikërisht Arlind Ajeti.

Ky i fundit ka edhe një vit kontratë me Torinon, por klubi “granata” nuk e ka më në plane.
Shtuar më 15/08/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori