Armand Duka per here te trete ne krye te FSHF-se
Albeu.com
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rizgjidhet për të tretën herë në këtë detyrë pas votimit të kryer të martën në Asamblenë e FSHF-së. Me 49 vota pro, Duka rikonfirmohet në krye të Federatës, ndërsa ka premtuar se do të kryejë me përgjegjshmëri detyrat që i dalin përpara.
“Dua të falënderoj Asamblenë, dua të falënderoj konkurrentet që ishin në garë me mua dhe premtoj se do të marr parasysh të gjitha ato vërejtje që dolën në punimet e sotme”, u shpreh Duka për SuperSport.

15 vota të anëtarëve shkuan për kandidatin tjetër Refik Halili dhe vetëm një votë ishte për ish-futbollistin e kombëtares, Rudi Vata. (tch)
Shtuar më 09/03/2010, ora 23:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori