Armand Traore: Marchisio pinte 4 paketa në ditë, por vraponte shumë
Te Juventusi duket se nuk e kanë edhe aq qejf disiplinën, teksa nga lojtarë që kanë qenë brenda ambientit bardhezi, vijnë deklarata të cilat nuk i shkojnë për shtat një klubi profesionist.

Kujtojmë rastjn e Bendner që tregoi për cigaret që konsuminin futbollistët, ndërsa këtë histori të danezit e mbështet edhe një tjetër ish i Juventusin. Bëhet fjalë për Armand Traore, i cili ishte lojtar i italianëve në sezonin 2010-2011.

Traore ka folur së fundmi për “Talksport” ku ka treguar se çfarë ndodhte brenda ambientit bardhezi me lojtarët e Juventus.

“Shkova te Juventus kur isha 20-vjeç. Kur u paraqita në mëngjes për stërvitjen e parë, mendova ku janë të gjithë të tjerët. Në dhomat e zhveshjes nuk ishte askush, asnjë në palestër ndërsa disa ishin në dhomën e fizioterapisë.

Të tjerët ishin mbledhur te dushet dhe pinin duhan dhe kafe. Mbeta totalisht i shokuar nga fakti se pinin një shishe verë para ditës së ndeshjes. Ndërkohë, Markizio pinte katër paketa cigare në ditë, por unë nuk kam parë askënd të vrapojë si ai”, u shpreh Traore.
Shtuar më 24/01/2021, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori