Armando Sadiku debuton me skuadrën e Luganos
Armando Sadiku ka bërë debutimin e tij me skuadrën zvicerane, Lugano.

Sulmuesi i transferuar me huazim nga Levante, është aktivizuar në minutën e 61 të takimit mes Luganos dhe Thun, i cili aktualisht me rezultatin 1-3 në favor të miqve.

Sadiku është rikthyer në fushë pas një kohe të gjatë të dëmtimit që e mbajti jashtë fushave.

Ai u dëmtua në muajin gusht dhe luan sot takimin e parë për sezonin e 2018-2019. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori