Armero pranë Juventus
Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", tratativat mes Juventus dhe Udinese për Pablo Armero kanë hyrë në fazën finale. Futbollisti ka marrë lejen e presidentit Franco Soldati dhe kështu në orët në vijim palët do të mundohen të bien dakord përsa i përket anës ekonomike të marrëveshjes: do të shitet plotësisht apo do të jepet në formë huazimi për një sezon dhe më pas me të drejtë blerjeje.

Në rastin më të keq, që me shumë gjasa nuk do të ndodhë, Juventus ka gati një mes Bouy, Boakye dhe Rugani, që të tre më pak të kushtueshëm se Armero. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2012, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori