Armiku numër 1 i Juves befason të gjithë me deklaratën e tij
Zeman mori drejtimin e Pescarës vetëm pak ditë më parë, por strategu i njohur italian njihet si një anti-juventin për shkak të të shkuarës me Romën. Sot ai ka folur për "Premium Sport" duke befasuar të gjithë kur u pyet nëse bardhezinjtë favorizohen nga arbitrat.

"Të gjitha skuadrat ndihmohen në mënyrë indirekte nga arbitrat. Ndoshta tani gjyqtarët arbitrojnë ndryshe nga sa bënin në të kaluarën. Por ashtu siç gabojnë lojtarët, gabojnë edhe arbitrat.

Nuk besoj se këtë vit Juventus ka pasur më shumë favore, por sigurisht vendimi për ta ndëshkuar me penallti ndërhyrjen e Reina-s në Kupën e Italisë ka qenë një gabim”, u shpreh Zeman.


Shtuar më 02/03/2017, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori