Armiku që kthehet në mik, Honda lejon pilotin rival të provojë motorin
Pëlqej
Piloti spanjoll Jorge Lorenzo vitin e ardhshëm në garat e Moto GB do të jetë me skuuadrër të re, Hondan pasi është "divorcuar" me Ducatin.

Në këtë mënyrë për tu miqësuar sa më parë me motorrine ri që Lorenzo do të përdorë në Botërorin e vitit 2019 në Moto GP klubi i tij i ri ka menduar që ti mundësojë disa prova.

Ndërkohë që, edhe Ducati nuk e ka penguar pilotin spanjoll të testojë motorin e ri.

Drejtori sportiv i Ducati konfirmon lajmin: “Nuk do ta pengojmë Jorge të provojë motorin e Honda, pasi do të jetë skuadra e tij e re. Ai do të jetë piloti ynë deri në fund të këtij viti, deri në garën e Valencia dhe më pas është i lirë të nisë aventurën e re. Natyrisht që do të respektojë disa pika të kontratës në lidhje me sponsorët, por do ta lëmë të lirë si në testet që do të kryhen në Valencia ashtu dhe në Jerez”. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori