Arnold hyn në librin e rekordeve 'Guinnes'
Futbollisti i Liverpul, Trent Alexander Arnold, është futur në librin e rekordeve ‘Guinnes’.

Në sezonin 2018/2019 të Premier League, Arnold arriti të jepte plot 12 pasime të sakta për gol.

Ky është një rekord për një mbrojtës. Nuk ishte e lehtë por 21 vjeçari ia arriti.

Në adresën zyrtare, falënderoi shokët e skuadrës që i dhanë mundësi të arrinte këtë shifër. " Është krenari për mua dhe nder! Pa shokët nuk do t'ia dilja. Kur isha fëmijë lexoja shpesh Librin e Guinness, sepse është kurioz! Për mua dhe familjen është lumturi".
Shtuar më 16/10/2019, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori