Arratiset Milan, Ibrahimoviç sërish gol (VIDEO)
Skuadra e Milanit vazhdon të korrë fitore. Këtë gjë e ka arritur edhe në përballjen me skuadrën e Lecces e cila është mundur me rezultatin 2-0. Ndërsa sulmuesi kryesor i kësaj skuadre Zlatan Ibrahimovic ka shënuar sërish duke e çuar në 19 numrin e golave të shënuar në këtë sezon.

Goli i parë është shënuar nga Nocerino në minutën e 7-të të pjesës së parë. Me një lojë të zotëruar nga skuadra e Milanit pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. Ndërsa në pjesën e dytë ai nuk mund të rrinte pa shënuar duke e çuar topin në rrjetë në gjysmën e pjesës së dytë.

Me pikët e fituara në këtë ndeshje thellohet diferenca me skuadrën e Juventusit e cila ka arritur të marrë vetëm një pikë në përballjen e saj me Genoan. /albeu.com/


Shtuar më 11/03/2012, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori