Arrestimi i Platini, mund të ndryshojë vendi për organizimin e Kampionatit Botëror 2022
Arrestimi i ish-presidentit të UEFA-s, Michel Platini mund të sjellë zhvendosjen e vendit ku do të zhvillohet Kampionati Botëror i vitit 2022

Kështu së paku pretendojnë kompanitë e basteve, që kanë ulur dukshëm kuotat që evenimenti më i madh në futboll pas 3 vitesh do të zhvillohet në Angli.

Megjithatë, kjo gjë ka pak shanse të ndodhë sidomos pas shpenzimeve “faraonike” që ka bërë shteti i Katarit, për të ndërtuar infrastukturën dhe stadiumet e nevojshme.

Michel Platini është arrestuar si pjesë e një hetimi mbi korrupsionin dhe favorizimin e ofertës për të organizuar Kupën e Botës në Katar

Ish-presidenti i UEFA-s, u kap si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi manipulimin e pretenduar të votave që i dhanë të drejtë Katarit të organizojë Kupën e Botës 2022.
Shtuar më 18/06/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori