Arrestohen 12 tifozë ultras të Juventus, pjesë e grupeve kriminale
12 tifozë të Juventus janë arrestuar sot në Itali.

"ANSA" raporton se ndër të arrestuarit janë 12 liderë të grupeve Ultras të tifozërisë së Juventus; "Drughi" – "Tradizionale-Antichi", "Viking", "Nucleo1985".

Të akuzuarit hetohen për ndërlidhje me krim, përfshirë konspiracioneve kriminale, shantazhit, pastrimit të parave dhe dhunës.

Është bërë e ditur se kërkimet do të vazhdojnë në gjithë Italinë, pasi autoritetet po hetojnë edhe për huliganizëm.
Shtuar më 17/09/2019, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori