Arrestohet babai i Felipe Anderson (FOTO LAJM)

Lajm i keq nga Brazili për futbollistin e Lazios Felipe Anderson. Talenti brazilian po kalon një formë shumë të mirë në Serie A, ka marrë sot lajmin se babai i tij, Sebastiao Tome Gomes, është arrestuar me akuzën e vrasjes pasi ka aksidentuar për vdekje dy persona me makinën e tij, raporton portali "Tribuna Hoje".


Makina e Gomes goditi fillimisht një motor dhe më pas përfundoi në oborrin e një banese aty pranë ku aksidentoi për vdekje edhe një 61 vjeçarduke shkaktuar edhe dëme materiale.

Pas disa orësh vdiq në spital edhe motoristi. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori