Arrestohet huligani serb që dogji flamurin shqiptar
Pëlqej
Shtetasi serb, Ivan Bogdanov që dogji flamurin shqiptar në vitin 2010-të në Xhenova, gjatë ndeshjes Itali – Serbi, është arrestuar sot në Mal të Zi.

Udhëheqësi i tifozëve të skuadrës së Cverna Zvezdës u arrestua në Kotorr të Malit të Zi, së bashku me një tjetër tifoz, Marko Gjoçkoviç.

Serbi u dënua nga gjykata e Beogradit me dy vjet heqje lirie, me akuzën e “pjesëmarrjes në turmë” dhe “ushtrimin e dhunës ndaj policisë”. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori