Arrestohet ish-trajneri i Flamurtarit
Ish-trajneri skuadrës së Flamurtarit Luan Birçaj është arrestuar të enjten nga policia e Vlorës me akuzën e “Korrupsion pasiv” dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, ka përfunduar në pranga po për të njëjtat akuza, edhe 50-vjeçari Ilirjan Mezinaj.


Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës, deklaruan për Gazetën Shqiptare se vënia në pranga e dy sekserëve është bërë pas denoncimit të një personi me inicialet M.A., i cili ka deklaruar se në muajin qershor të vitit që shkoi i ka dhënë ish-futbollistit të mirënjohur dhe Mezinajt një shumë prej 3 mijë eurosh, në këmbim të gjetjes së një vendi pune për mësuese, vajzës së tij.


Burime pranë grupit hetimor pohojnë se 49-vjeçari Birçaj dhe Mezinaj, pasi kanë marrë shumën e eurove, nuk kanë arritur dot që ta punësojnë vajzën me kontratë definitive, por vetëm me kontratë të pjesshme. Kjo nuk i ka pëlqyer denoncuesit, i cili u ka kërkuar dy sekserëve që t’i kthenin shumën e eurove që iu kishte dhënë. E ndërsa nuk ka marrë paratë, M.A. ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës dhe ka bërë denoncim. Menjëherë efektivat blu kanë nisur hetimet, dhe pak ditë pas kallëzimit ka arrestuar dy autorët e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2013, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori