Julieta
Correa, motra e futbollistit të Atletico Madridit,
Angel Correas, është arrestuar nga
policia në Argjentinë në qytetin e Rosarios bashkë me një anëtar të kartelit të drogës Los
Monos.
Anëtari i grupit kriminal po vëzhgohej nga
policia në lidhje me sulmet ndaj anëtarëve të gjyqësorit.
Edhe pse Julieta
Correa nuk kërkohej në lidhje me këto sulme, 20-vjeçarja përsëri u dërgua në paraburgim.
Ky nuk është incidenti i parë që e lidh
Angel Correan me artelin e drogës Los
Monos.
Ai u detyrua të dëshmonte në fillim të vitit 2018 gjatë një gjykimi në të cilin u dënuan 25 persona. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019,
ora 20:59