Arrestohet për korrupsion zv.presidenti i FIFA-s
Zv.presidenti i FIFA-a, Ahmad Ahmed është ndaluar mëngjesin e kësaj të enjte.

Lidhur për motivet e këtij ndalimi ka disa versione me mediet sportive, sipas së cilëve mund të bëhet fjalë shpërdorim detyre, mosdeklarim të taksave apo prishjen e një kontrate në mënyrë të njëanshme, e ndërsa FIFA ka deklaruar se ende nuk ka informacione për këtë çështje. Në një reagim zyrtar, FIFA ka insistuar që Ahmed të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajtor, por konfirmoi se 59-vjeçari u kap në Francë.

59-vjeçari u ndalua nga Policia teksa ishte në dhomën e tij të hotelit në Paris, ku ishte i pranishëm për kongresin e FIFA-s. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino u rizgjodh në detyrë për katër vitet e ardhshme.
Shtuar më 06/06/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori