Policia
kroate ka arrestuar presidentin e Dinamo Zagrebit,
Zdravko Mamiç.
Numri një i gjigantit
kroat është ndaluar sot në mëngjes së bashku me djalin dhe nipin e tij, raporton Vecernji.hr.
Sipas të përditshmes
kroate Zdravko Mamic akuzohet për evazion fiskal si dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Shumë që mendohet se ka fshehur presidenti i klubit
kroat është 100 milionë euro dhe lidhet m e transferimet e Luka
Modric dhe Dejan Lovren. Këto dy të fundit kanë dëshmuar në "USKOK" e cila merret me anti korrupsionin në Kroaci /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015,
ora 10:09