Arrestohet vëllai i Aguero-s
Alexander Gaston del Castillo, vëllai i Sergio Aguero, është arrestuar nga policia në Argjentinë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Mësohet se vëllai i Agueros ka tentuar të shfrytëzojë seksualisht një femër. Ka qenë nata e së premtes, teksa argjentinasi kishte organizuar një festë në shtëpinë e tij dhe më pas kishte pasur marrëdhënie me konsensus me një femër.

Gjithsesi më vonë ai ka tentuar të ia kalojë një mikut të tij femrën me të cilën pati marrëdhënie. Ajo e ka kuptuar këtë skemë dhe ka telefonuar policinë, që arrestuan menjëherë 21-vjeçarin.

Ashtu si Aguero, edhe vëllai i tij është futbollist, por nuk ka mundur të ngjitet në nivele të larta. Edhe ai luan si sulmues, por pa famën e vëllasë.
Shtuar më 24/03/2019, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori