Arrigo Sacchi: Në Seria A kënaqem kur shikoj Napolin, por në Champions italianët janë turp
Arrigo Sacchi ish trajneri kampion i Milanit në vitin 1989 dhe 1990 që momentalisht eshte opionionist në "Premium Sport tha pas humbjes së Napolit se italianët duhet të qajnë.

“Më vjen keq, vetëm duhet të qajmë. Duke folur për italianët në Ligën e Kampionëve, Napoli nuk i ka kuptuar kurrë lëvizjet e ukrainasve në mesfushë. Pashë një ekip të hutuar dhe të braktisur. Këmbët e tij mungojnë. Kur në Europë luan siç keni bërë në Bolonjë, ju jeni të destinuar të humbni. Fitorja e Shakhtar Donetsk është e merituar. Unë e ndjek Napoli me kënaqësi të madhe, është ekipi që më ngacmon më shumë, sepse fiton falë manovrimit të kolektivit, por mbrëmë kjo i mungonte, si dhe rrjedhshmëria. Kritikët panë diçka pozitive, por unë kam parë kufizime në dy ndeshjet e fundit. Napoli nuk ka një histori dhe, kur luan me ligësi dhe agoni, tregon të gjitha kufizimet që ka”tha Sacchi
Shtuar më 14/09/2017, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori