Arrihet akordi, Cancelo te City për 50 milion euro
Joao Cancelo është shumë pranë largimit nga Juventusi pas vetëm 1 viti në Torino.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili zhvilloi një sezon pozitiv te bardhezinjtë është vetëm një hap larg transferimit te Manchester City.

Dy klubet e kanë arritur marrëveshjen mes tyre për shumën e 50 milionë eurove, me Juventusin që pritet të përfitojë 10 milionë euro më tepër duke patur parasysh që shpenzoi 40 milionë euro për ta blerë Cancelon nga Valencia, një vit më parë, menjëherë pasi drejtuesit e Interit nuk aplikuan opsionin e blerjes.

Pep Guardiola e donte me çdo kusht portugezin dhe do ta ketë në dispozicion në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, ndërkohë që në këtë operacion merkatoje nuk do të përfshihet si shkëmbim asnjë futbollist tjetër edhe pse fillimisht u përfol për Danilon.
Shtuar më 07/06/2019, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori