Arrihet akordi, Casillas përjetë tek Porto
Ish-portieri i Real Madridit dhe Kombëtares spanjoll Iker Casillas ka arritur një marrëveshje me Porton për të rinovuar kontratën e tij deri më 2021, kur dhe lojtari do të jetë mbushë 40 vjeç.

Casillas u transferua tek Porto në vitin 2015 pas 16 vitesh tek Real Madrid. Ai me dragonjtë deri më tani ka zhvilluar 111 ndeshje ku ka fituar dhe një titull me Porton sezonin e kaluar. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2019, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori