Bayern
Mynih ra në heshtje në merkaton e dimrit pasi
trajneri Jup Heynckes e ka për ters të blejë lojtarë në muajin janar. Sipas tij, bomberat duhen blerë në verë dhe rekordmenët kanë në plan dy superblerje.
Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, drejtuesit bavarez pas qendërmbrojtësit të Schalke 04, Benedikt Howedes, kanë arritur marrëveshjen me drejtuesit e Basel për kartonin e talentit shqiptar të Zvicrës, Xherdan
Shaqiri.
Thuhet se shkas për këtë marrëveshje ka qenë
trajneri Otmar Hitzfield dhe ish-tekniku i tyre, Torsten Fink, i cili nënvizon se
Shaqiri do të kthehej në
Mynih në “idhullin" e tifozëve bavarezë.
Por, është zbardhur edhe takimi mes
presidentit Hënes dhe zv/
presidentit të Basel, Bernhard Hausler, të cilët duket se kanë arritur akordin që
Shaqiri të vijë në
Mynih në verë. Asistenti i bavarezëve, Herman Gerland, e ka vëzhguar shpesh në “St.Jakob-Park”, dhe duke qenë se ai nuk mund të luante në Champions League me Bayernin, do të vijë në verë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012,
ora 10:42