Arrihet marrëveshja, Alex Sandro rinovon kontratën me Juventusin
Pëlqej
Lajmet e fundit raportojnë se Alex Sandro është pajtuar për të nënshkruar kontratë të re me Juventusin deri në vitin 2023.

Mbrojtësi brazilian është në bisedime për kontratën e re që nga vera e 2017, kur ai kishte refuzuar një kalim të Chelsea.

Në këtë verë ai është lidhur me një kalim në Premier League, me Manchester United që po ashtu janë të interesuar.

Tani, sipas Goal Italia dshe Sky të dy palët kanë arritur një marrëveshje të re e cila do ta lë Alex Sandron të bardhezinjtë deri në verën e vitit 2023.

Mbrojtësi i majtë erdhi në Juve nga Porto më 2015 dhe deri me tani ka bërë 100 paraqitje.
Shtuar më 06/12/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori