Arrihet marrëveshja, Higuain te Chelsea, Milani në kërkim të një sulmuesi
Të tjerë hapa para, ndoshta vendimtare për kalimin e Gonzalo Higuain drejt Chelsea-tLondrës.

Juventusi, që zotëron kartonin e sulmuesit argjentinas, dhe blutë e Londrës kanë arritur marrëveshjen (edhe me “Ok” të Milanit), për transferimin e "EL Pipitas" në Premier League: transferim për 6 muaj me të drejtë blerjeje, por me detyrim zgjatjen edhe një vit të huazimit në bazë të disa kushteve të përcaktuara (numri i ndeshje dhe rezultatet e arritura).

Nicolas Higuain, vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i sulmuesit ndodhet në Londër për të përcaktuar detajet e fundit.

Tani Milani duhet të fokusohet për të gjetur zëvendësuesin e Higuain. Zgjedhja e parë mbetet sulmuesi i Genoas, Pietek, e në rast se ky operacion dështon, mbetet pista "Batshuayi", sulmues në pronësi të Chelsea-t, por që po luan në huazim te Valencia (do të largohet nga skuadra spanjolle).

Shtuar më 17/01/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori