Lajmë të mira për fansat e Interit dhe Juventusit dhë kryesisht për ata bardhezinjtë, të cilët ishin protagonist në një protestë të madhe kundër çmimeve të
biletave në
sektorin e
miqve.
Faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër” informon të gjithë se të dy klubet edhe Interi dhe Juventusi kanë arritur një marrëveshje që biletat në
sektorin e
miqve të jenë në çmimin 50 euro.
Kujtojmë se ndeshja midis Interit dhe Juventusit do të zhvillohet në 7 dhjetor dhe pritet që të dhurojë spektakël duke u nisur nga forma që kanë treguar këto dy ekipe në kampionat.
Shtuar më 17/11/2018,
ora 16:30