Arrihet marrëveshja, Kumbulla vishet zikaltër në verë
Gazzetta Dello Sport, e përditshmja më e madhe në Itali është e bindur. Marash Kumbulla verën e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e Interit.

Në takimin e fundit që është organizuar mes drejtuesve të dy klubeve është akordi për kalimin e talentit shqiptar në Milano gjatë verës së këtij viti mbi bazën e 20 milionë eurove. Për të arritur një marrëveshje për Kumbullan, Interi ka pranuar t’i japë në huazim që në merkaton e janarit, Veronës Federico Dimarcon ndërkohë që mund të pranojë të huazojë edhe për sezonin e ardhshëm talentit tjetër Eddy Salcedo.

Klubi zikaltër në këtë mënyrë ka mposhtur konkurencën e tre klubeve angleze Manchester United, Chelsea dhe Everton me Ancelottin që e kërkonte edhe te Napoli, 19-vjeçarin kuqezi.
Shtuar më 15/01/2020, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori