Arrihet marrëveshja, mbrojtësi spanjoll rinovon kontratën me Barcelonën
Barcelona duket se është shumë afër nënshkrimit me super mbrojtësin e krahut të majtë.

Gazeta spanjolle "SPORT" shkruan se rinovimi i kontratës së Jordi Alba është vetëm çështje orësh.

Alba ka qenë në një pikëpyetje të madhe qe një kohë të gjatë, madje disa zëra e lidhnin atë me një kalim tek skuadra e Juventus.

Rinovimi i kontratës thuhet se po bëhet dhe mbrojtësi i majtë spanjoll do të qëndrojë në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2024. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori