Arrihet marrëveshja mes Milanit dhe Ibrahimovic
Raportohet se Zlatan Ibrahimovic ka pranur kontratën gjashtëmujorshe të Milanit me pagën prej 2.2 milionë eurosh.

Sulmuesi suedez ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm në Amerikë, por është raportuar se 37-vjeçari është afër kthimit në “San Siro”. Besohet se klubi është takuar me agjentin e tij Mino Raiola para disa ditëve, transmeton Gazeta Express.

Drejtori teknik i LA Galaxy, Jovan Kirovski, ka bërë të ditur se ai është duke punuar për t’u siguruar se Ibrahimovici të qëndrojë edhe për një vit tjetër në klubin amerikan.

Ibrahimovici ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar dhjetë të tjera për klubin amerikan mes marsit dhe tetorit të këtij viti dhe tani është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë në MLS.
Shtuar më 22/11/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori