Arrihet marrëveshja, mbrojtësi i Man.City pritet të mbërrijë në "Camp Nou"
Eric Garcia do të transferohet te Barcelona.

Barcelona raportohet të ketë arritur marrëveshje me skuadrën e Manchester City, për kartonin e Eric Garcia.

Katalanët do të paguajnë 18 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit.

Transferimi i Garcia te Barcelona do të zyrtarizohet në momentin e parë që ‘Citizens’ transferojnë një tjetër mbrojtës.

Garcia ka qenë edhe më parë pjesë e Barcës, kur aktivizohej në akademi.
Shtuar më 21/09/2020, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori