Arrihet "paqja" mes Mourinho dhe Kaka
Tripleta e shënuar dje nga Kaka në "Trofeun Bernabeu" kundër kolumbianëve të Millonarios është një shenjë e mirë rizgjimi dhe vetëbesimi për fantazistin brazilian të Real Madrid. Jose Mourinho e ka aktivizuar si titullar bashkë me disa rezerva të tjera, por përgjigja e ish milanistit ka qënë e shkëlqyer. Aq sa në fund të ndeshjes fjalët e Special One për të kanë qënë tepër të ëmbla.

"Ka luajtur mirë, si gjithë skuadra. Ka dhënë një përgjigje të mirë dhe tregoi se po punon mirë. Kur futbollistët përpiqen të bëjnë gjëra të mira edhe trajnerët e shtojnë besimin tek ta duke u dhënë më shumë minuta edhe në ndeshjet zyrtare. Kaka është në kokën time", u shpreh Jose Mourinho.

Real Madrid mposhti dje në Trofeun Bernabeu Millonarios me rezultatin tenistik 8-0. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori