Arriti shifrën e 750 golave, CR7 nuk përmbahet: Falë familjes jam këtu, vazhdojmë për 800
CR7 është lojtari më në formë i momentit.

Portugezi realizoi golin e 750 në karrierë për kombëtare dhe klube duke shënuar golin e 2 në fitoren 3-0 që arriti Juventus përballë Dynamo Kyiv, shkruan Albeu.com

Portugezi me një postim në rrjetet sociale ja ka kushtuar këtë sukses në veçanti familjes, lojtarëve dhe trajnerëve.

Ndërkohë, Ronaldo tashmë nuk ngopet dhe kërkon të arrijë kuotën e 800 golave. /albeu.com/

Postimi i plotë:

𝟕𝟓𝟎 gola, momente të lumtura, 𝟕𝟓𝟎 buzëqeshje në fytyrat e mbështetësve. Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më ndihmuan të arrij këtë numër mahnitës, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më bënë të punoj gjithnjë e më shumë çdo ditë. Por mbi të gjitha, falë familjes time të mrekullueshme, gjithmonë e pranishme në momentet e mia më të mira dhe më të këqija. Ndalesa tjetër: 𝟖𝟎𝟎 gola! Shkojme! Fino Alla Fine!

Shtuar më 02/12/2020, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori