Arsenal 2-2 City, Demichelis i mohon fitoren "Topçinjëve" (VIDEO)
Pëlqej
Arsenalit i kanë mjaftuar 10 minuta për të përmbysur Manchester City-n dhe të të marrë tre pikët në javën e katërt të Premier Leagues. Miqtë kampionë i mbyllën 45 minutat e para në avantazh falë golit të Sergio Agueros në minutën e 28, por pjesa e dytë pati tjetër pamje me gola dhe emocione të shumta.

"Topçinjtë" mundën të barazonin në minutën e 63 me anë të Wilshere, ndërsa për ti dhënë avantazhin mendoi Alexis Sanchez me golin e tij në minutën e 74. Por kur të gjithë menduan se fitorja po shkonte tek të zotët e shtëpisë erdhi goli i barazimit me autor Demichelis në minutën e 83.

Me këtë pikë Arsenal ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Manchester City shkon në kuotën e 7 pikëve pas 4 javësh kampionat.

Në këtë takim Danny Welbeck bëri debutimin me fanellën e Arsenal. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori