Arsenal, 70 milionë për dy yje të Borussia Dortmund (FOTO LAJM)

Mats Hummels
Arsenali ka gati 70 milionë euro për të sjellë në "Emirates Stadium" dy yjet e Borussia Dortmund, Mats Hummels dhe Ilkay Gundogan.

Lajmi jepet nga "Daily Star", që citon mbrojtësin gjerman, i cili është shprehur ditë më parë se e sheh të ardhmen e tij larg verdhqzinjëve.

Skuadra e Jurgen Klopp po kalon një moment të vështirë: vendi i fundit në Bundesligë bashkë me Freiburg në kuotën e 15 pikëve pas 17 javësh.

Rivali i Borussias në Champions League është Juventusi ndaj një largim i dy futbollistëve brenda merkatos së janarit do të ishte një plus i madh për kampionët e Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori