Arsenal arrin të rikthejë Lacazette për ndeshjen e ardhshme
Sulmuesi i Arsenal Alexandre Lacazette do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e kthimit të Arsenal në Europa League ndaj Rennes ditën e enjte pasi pezullimi i tij është shkurtuar.
Lacazette është dënuar pas kartonit të kuq më 14 shkurt ndaj BATE Borisov.

Pasi iu anulua goli i shënuar në pjesën e dytë, sulmuesi francez ka dalë me karton të kuq pas bërrylit ndaj Filipovic në pesë minutat e fundit.

UEFA konfirmoi pasditen e së martës se apeli i Arsenal është pranuar pjesërisht.
Atij i është ulur pezullimi me një ndeshje që do të thotë se pas humbjes 3-1 ndaj Rennes në Francë, ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Unai Emery.

Ky është një lajm i madh për Topçinjtë, që kanë nevojë për të më tepër se kurrë pasi duhet të përmbysë deficitin e dy golave në Emirates. /albeu.com/

Shtuar më 12/03/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori