Arsenal barazon në Emirates me Tottenham Hotspurin (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali ka barazuar me rezultat 1-1 me rivalin e Londrës së Veriut, Tottenham Hotspurin në ndeshjen e zhvilluar në Emirates.

Skuadra e Arsene Wengerit dominoi gjatë gjithë takimit mirëpo ishte Arsenali që ndoqi rezultatin që nga minuta e 56-të pasi Tottenhami arriti epërsinë.

Erik Lamela shërbeu Naser Chadlin në zonë të rreptësisë që me lehtësi mposhti Wojciech Szczesnyn për epërsinë e mysafirëve.

Pas pësimit të golit, Arsenali kërkonte me ngulm barazimin të cilin e arriti tek në minutën e 74-të përmes Alex Oxlade-Chamberlainit. Anglezi shënoi për 1 me 1 pas një tollovie në zonën e mysafirëve.

Me barazimin e sotëm, Topçinjtë grumbullojnë dhjetë pikë pas gjashtë ndeshjesh ndërsa Tottenhami dy më pak.
Shtuar më 27/09/2014, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori