Arsenal barazon, Valencia shkëlqen (VIDEO)
Liga e kampionëve
Arsenal dhe Marsej, kanë luajtur pa gola të martën mbrëma në “Emirates”, në kuadër të xhiros se katërt të Grupit E të Ligës së Kampionëve. Futbollistët e Arsenalit dhe ata të Marsjet, gjatë 90 minutave kanë dhënë lojë të pëlqyeshme më raste për gola, por që rrjetat mbetën të paprekura.

“Topçinjtë” më këtë barazim tashmë tubojnë tetë pikë dhe forcojnë kreun e këtij grupi dhe janë në rruge që të sigurojnë kualifikimin për rrethin tjetër të garave të kësaj lige atraktive. Në të njëjtin grupi fitore të rëndësishme ka shënuar kampioni i Gjermanisë, Borusia e Dortmundit që mundi Olimpiakosin, prej 1:0, duke mbetur në lojë për të siguruar një vend që çon në rrethin tjetër të garave. Golin e vetëm për gjermanët e Dortmundit e shënoi Grozkreutes (7’).

Ndeshje dramatike është zhvilluar në “Mestaja”, në mes Valencisë dhe Bajer Leverkusenit, e vlefshme për xhiron e katërt të Grupi F. Skuadra spanjoll më mund të madh fitoi këtë takim prej 3:1, duke arritur në kuotën e pesë pikëve dhe duke mbajtur gjallë shpresat për të siguruar vendin e dytë, pozitë kjo që dërgon në rrethin tjetër të garave. Golat për Valenician i shënuan: Jonas (1’), Soldado (65’), dhe Rami (75’). Kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kiesling (31’). Ndërka takimi tjetër të këtij grupi në mes Genkut dhe Çelsit, ka përfunduar baras 1:1.

Apoel Nikosia ka vazhduar më formën e mirë. Qipriotët në shtëpi të vet munden Porton prej 2:1, në grupin G. Apoel më këtë fitore ka bërë një hap të madh për tu kualifikuar na mesin e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garën edhe më tutje.

BATE Barisov ka bërë befasi në natën e të martës, pasi që ndali Milanin duke luajtur baras 1:1. “Rosonerët”, më këtë barazi kanë humbur kreun e tabelës në grupin H, pasi Barcelona në udhëtim mundi Viktoria Plzen prej 0:4. Barçka më këtë fitore arrin në kuotën e 10 pikëve dhe marrin primati e liderit të tabelës, pasi që Milan tash ka tetë pikë.


Shikoni golat:

Arsenal 0-0 Marseille

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=VfqLKl1Alm2lp8nY" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />


Borussia Dortmund 1-0 Olympiakos Piraeus

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=h1DW74uQZEP4oHCw" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />


Valencia 3-1 Bayer Leverkusen

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=JeDAYIi84Gv151KB" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />


Racing Genk 1-1 Chelsea

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=duPPbEbnXsVPaEsK" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />


<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=laMFMKIV0TLT857A" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />always" allowfullscreen="true" type="application/x-shockwave-flash" />
Shtuar më 01/11/2011, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori