Arsenal-Bayern, Wenger: Mos pësojmë gol në shtëpi
Arsenali gjen në fazën eliminatore një skuadrat pretendente për të fituar trofeun e Champions League, duke u përballur menjëherë me një test jetik për të ardhmen e sezonit. Në konferencën për shtyp përpara sfidës kundër Bayern Munchen, trajneri Arsene Wenger i ka idetë të qarta: të mos pësojë gol në shtëpi.

"Është jetike që ata të mos na shënojnë në Londër. Një barazim pa gola nuk është katastrofik edhe pse do të ishte mirë të shënonim. Ndeshja e FA Cup kundër Blackburn? Nuk më intereson për momentin sepse duhet të përqëndrohemi maksimalisht te përballja e Champions League ku duhet të japim maksimumin për 180 minuta nëse dëshirojmë kualifikimin", është shprehur tekniku i "Topçinjëve".

Në vijim të intervistës, tekniku francez nxjerr në pah cilësitë e grupit që drejton, pavarësisht kritikave të kohëve të fundit.

"Të gjithë dëshirojnë të jenë në vendin tonë sepse vetëm dy ekipe angleze u kualifikuan në 1/8-at e Champions League. E dimë shumë mirë që është një përballje e rëndësishme por duhet të përpiqemi të tregojmë me fakte në fushë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë", deklaroi Arsene Wenger. /albeu.com/


Shtuar më 18/02/2013, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori