Arsenal bën ofertën zyrtare për Aubameyang
Pëlqej
Arsenali e ka seriozisht blerjen e Pierre-Emerick Aubameyang të Borussias së Dortmundit.

Pasi shiti Alexis Sanchez te Manchester United, duke afruar nga “Djajtë e Kuq” Mkhitaryan (mbetet thjesht zyrtarizimi), Wenger merr hap konkret për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Gaboni. Sipas “Kicker”, drejtuesit e Arsenalit kanë ofruar 50 milionë euro për futbollistin, ndërsa verdhezinjtë kërkojnë 60 milionë.

Palët nuk janë shumë larg në qëndrime, ndaj në ditët në vijim pritet të arrihet marrëveshja, që do ta transferojë 28-vjeçarin në “Emirates”./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori