Arsenal dhe Dortmund po shkojnë drejt dështimit për Aubameyangun
Kalimi i Pierre Emerick Aubameyang te Arsenali në këtë merkato po kthehet në një çështje.

Kur mbeten edhe pak ditë që dritarja e transferimeve të dimrit të mbyllet ka gjasa që ky operacion merkatoje të dështojë. Borussia Dortmundit ka dalë me një deklaratë për shtyp nëpërmjet drejtorit sportiv Michael Zorc i cili ka theksuar se oferta e fundit e londinezëve për bomberin nga Gaboni është e pamjaftueshme.

Për ta lënë të lirë sulmuesin klubi nga Signal Iduna Park kërkon 70 milionë euro ndërsa Arsenali për momentin nuk ofron më shumë se 60 milionë euro./albeu.com/

Shtuar më 28/01/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori