Arsenal dhe United vihen pas yllit francez të Bayern Munchen
Arsenali dhe Manchester United raportehet si do tw jenw nw garw gjatw afatit kalimtar tw verws pwr transferimin e yllit tw Bayern Munchen, Tolisso.

Francezi ka humbur minutat te Bayern Munich, dhe nuk është i preferuari i trajnerit Hans Flick, duke filluar vetëm shtatë ndeshje nga minuta e parë.

Dhe sipas Foot Mercato, Arsenal dhe Manchester United po kërkojnë të përfitojnë nga situata e tij, me mesfushorin që gjithashtu po e sheh të ardhmen e tij larg ‘Allianz Arena’.

Sidoqoftë, të dy palët e Premierligës përballen me një konkurrencë të ashpër për nënshkrimin e 25 vjeçarit, i cili po kërkohet nga një mori klubesh evropiane, përfshirë Juventusin, Atletico Madridin dhe Napolin.

Që nga transferimi te Bayern Munich në vitin 2018, Tolisso është paraqitur 68 herë, duke shënuar 14 herë, ku ka regjistruar 12 asistime./
Shtuar më 09/04/2020, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori