Arsenal, Diabi ne akordin per Canen?
Albeu.com
Arsenali vazhdon te interesohet per Lorik Canen. Ashtu si kane vepruar te gjitha klubet e medha ne kete kohe krize, edhe “topçinjte” kerkojne te realizojne blerje, duke mos paguar te gjithe shifren e kartonit.Çmimi i lojtareve ulet duke perfshire ne marreveshje futbolliste te tjere, te cilet nuk shihen te nevojshem per ekipin. Nje skenar te tille trajneri Arsen Venger po mendon ta shfrytezoje per afrimin e kuqeziut Cana.

Olimpik Marseja e vlereson afro 12 milione euro kartonin e zv.kapitenit te Kombetares shqiptare, e per te ulur çmimin, anglezet synojne te perfshijne ne marreveshje mesfushorin Abu Diabi, qe gjate ketyre tri vjeteve ka zhgenjyer.

Per sherbimet e lojtarit 25-vjeçar interesohen edhe Liverpuli e Totenhemi ne Premiershipin anglez, por edhe Bajerni i Mynihut, Hamburgu e Verder Bremeni ne Bundesligen gjermane.
Shtuar më 17/06/2009, ora 22:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori